Lajme
Nënshkruhet marrëveshja historike për klimën, çfarë parashikon
Demokracia
11:40 | 20 Nëntor 2022

Share:

Për herë të parë, shtetet e botës vendosën të ndihmojnë për të paguar për dëmin që një botë e mbinxehur po u shkakton vendeve të varfra, pasi përfunduan bisedimet maratonë për klimën, pa adresuar më tej shkakun rrënjësor të këtyre fatkeqësive, djegien e karburanteve fosile, shkruan AP.

Marrëveshja, e lidhur rreth mëngjesit të sotëm krijon një fond për atë që negociatorët e quajnë humbje dhe dëmtim.

Është një fitore e madhe për kombet më të varfra të cilat kanë kërkuar prej kohësh para – ndonjëherë të konsideruara si dëmshpërblime – sepse shpesh janë viktima të përmbytjeve të përkeqësuar nga klima, thatësirave, valëve të të nxehtit, urisë dhe stuhive, pavarësisht se kanë kontribuar pak në ndotjen e globit.

Ministri i mjedisit i Pakistanit, Sherry Rehman, tha se krijimi i fondit “nuk ka të bëjë me bamirësinë”.

Të ngjashme