Lajme
Nënshkruhet marrëveshja e grantit rreth 35 milionë dollarësh mes Kosovës dhe USAID’it, i pranishëm edhe Hovenier
Demokracia
11:48 | 15 Shtator 2023

Share:

 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në USAID, Kerry Monaghan Hogler kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34 milionë e 727 mijë dollarë.

Në takim ishte i pranishëm edhe dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Amendamenti nr.05 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga U.D drejtoresha e USAID znj.Kerry Monaghan Hogler, në emër të USAID”.

Të ngjashme