Lajme
Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e rrugës ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë
Demokracia
18:49 | 16 Shkurt 2021

Share:

Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e rrugës “Muharrem Fejza”, në Prishtinë, e cila ka ndikim direkt në komunikacionin  e qytetit.

Këtë e ka bërë të ditur Selim Pacolli, nënkryetar në komunën e Prishtinës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Demokracia.com.

Ai ka shkruar se kjo rrugë ka ndikim edhe në zhvillimin e bizneseve në atë pjesë të qytetit dhe se do të shndërrohet në rrugë njëkahëshe, deri te kyqja me rrugën “Enver Maloku”.

Postimi i Pacollit pa ndërhyrje:

Pas më shumë se 17 muajëve zhagitje të procedurave burokeatike të tenderimit, sot është nënshkruar kontrata për rindërtimin e rrugës “Muharem Fejza”, rrugë e cila do të ketë impakt direkt në shkarkimin e tollovive në komunikacion, edhe ne zhvillimin e bizneseve në këtë pjesë të qytetit.

Kjo rrugë do të shëndërrohet në rrugë një kahrëshe deri te kyqja me rrugën Enver Maloku.

Poashtu kanë përfunduar procedurat edhe në projektin: “Ndërtimi i rrugës Vakovc-Flotacion” në fshatin Marec, ku me fillimin e sezonës do të fillojnë punimet.
#Prishtinën. /Demokracia.com/

https://www.facebook.com/selimpacolliofficial/posts/1240509453017866

Të ngjashme