Sport
Nënshkroi me Prishtinën, Atanda shprehet i lumtur dhe premton 100 përqindëshin
Demokracia
17:05 | 19 Gusht 2021

Share:

Kampionët në fuqi të Kosovës, FC Prishtina ka kompletuar transferimin e mbrojtësit nigerian, Sodiq Atandës.

“Qendërmbrojtësi korpulent Sodiq Ololade Atanta i lindur në Nigeri dhe me pasaportë Shqiptare, nënshkruan me Kampionin aktual të Kosovës, Prishtina”, thuhet në raportin zyrtar të FC Prishtinës.

27-vjeçari është shprehur tejet i lumtur me ardhjen në “Fadil Vokrri”, derisa ka premtuar angazhim maksimal për tifozët dhe drejtuesit e klubit.

“Unë si pjesë e këtij klubi pres të fitoj edhe më tutje eksperiencë duke rifilluar prej aty ku u transferova dhe shpresojë që do ti jap klubit mbështetjen time maksimale për të shkuar sa më lartë karrshi pritshmërive tona dhe unë do të isha krenar që unë bashkë me shokët e ekipit të korrim sukses në këtë sfidë të re dhe kampionat të ri”, deklaroi Atanda për faqen zyrtare të klubit.

“Jam tejet i lumtur që vi këtu sepse ndihem si në shtëpi ngase Kosova është afër Shqipërisë dhe siç e dini unë jam me pasaport Shqiptare dhe kisha eksperiencë të jashtëzakonshme gjatë qëndrimit tim atje, mezi pres që të takohem edhe me tifozët tanë, të cilëve dëshiroj të ju tregoj se çfarë jam i gatshëm të bëjë këtu për ekipin tonë, duke dhënë 100%-shin e kapacitetit tim, me punë dhe përkushtim”, ka thënë Sodiq Ololade Atanda.

Prishtina për Atandën është klubi i pestë në karrierën e tij, ndërsa kishte luajtur edhe për Partizanin e Tiranës.

Atanda vjen nga skuadra izraelite, Hapoel Kfar Saba. /Demokracia.com

Të ngjashme