Lajme
Nënkryetarja e Prishtinës përkohësisht do të jetë edhe drejtoreshë e Arsimit në kryeqytet, kjo është arsyeja
Demokracia
10:45 | 26 Tetor 2023

Share:

Nënkryetarja e Prishtinës Donjeta Sahatçiu është emëruar ushtruese detyre në Drejtorinë e Arsimit.

Kjo pasi që drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati do të jetë në pushim të lehonisë.

Vendimi ka hyrë në fuqi nga dita e martë, ndërsa Sahatçiu do të udhëheqë dhe menaxhojë drejtorinë në përputhje me udhëzimet e kryetarit dhe rregullores në fuqi.

Të ngjashme