Lajme
Nënkryetari i PDK-së në Pejë: Fazli Shala u zgjodh drejtor i spitalit të Pejës, sepse është militant i LVV-së
Demokracia
18:58 | 19 Mars 2022

Share:

Nënkryetari i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri, ka reaguar pas lajmit të Demokracia.com për emërimin e anëtarit të LVV-së, Fazli Shalës, në krye të spitalit të Pejës.

Muhaxheri ka ironizuar me politizimin që LVV-ja po ua bën institucioneve, duke thënë se pas 20 viteve okupim edhe spitali i Pejës u çlirua, përcjell Demokracia.com.

“Pas 20 vite “okupim” edhe spitali i Pejës u “çlirua”, dr. Fazli Shala mund të jetë edhe doktor i luftës por edhe i paqes siç po e quajnë disa, por ai nuk u zgjodh aty per kontributin e tij, por u zgjodh sepse është militant i VV-së”, ka shkruar Muhaxheri.

Demokraica.com ka raportuar sot gjatë ditës se kirurgu Fazli Shala në vitin 2020 i ishte bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Njoftimin për këtë e kishte dhënë edhe kryeministri aktual Albin Kurti. Dy vite më vonë, Shala është emëruar Drejtor i Spitalit të Pejës, pas rezultateve të konkursit që u shpallën nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Më 26 qershor të vitit 2020, Fazli Shala bashkë me disa doktorë të tjerë u anëtarësuan në Lëvizjen Vetëvendosje, derisa Kurti kishte thënë se partia e tij është e vetmja që i promovon mjekët./Demokracia.com/

FOTO| Vazhdon kapja e pozitave, drejtor i spitalit të Pejës bëhet anëtari i LVV-së

Të ngjashme