Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri u ka bërë thirrje aktivistëve dhe simpatizantëve të PDK-së që të votojnë për djalin nga Mitrovica, numrin 75 në listën e Partisë Demokratike, Artan Behramin.
Ai, gjatë një tubimi në Mitrovicë të martën, ka thënë se Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, është si “vëllai i vogël” i presidentit.
“Unë e kam fjalën për Artan Behramin. E kam pasur fatin që kam pasur mundësi me qenë afër kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza. Artani e ka pasur fatin e jetës me qenë si vëlla i presidentit Hashim Thaçi. Një djalë që është nga fshati Vinarc, është i përgatitur, intelektual i madh. Konsideroj prej djemve më të përgatitur në Kosovë”, ka thënë Tahiri.
Artan Behrami, i cili ka shërbyer për shumë vite në kabinetin e presidentit Hashim Thaçi, është nga fshati Vinarc i Epërm i Mitrovicës.