Lajme
Nëna në koma prej 7 muajsh, djali në lot: I lutem Zotit çdo ditë që mami të kthehet
Demokracia
23:15 | 23 Prill 2022

Share:

Sheidi është ende vetë fëmijë, por i duhet të kujdeset për dy vëllezërit më të vegjël, Alteon 6 vjeç dhe Mariglenin, 12 vjeç. Babai i Sheidit, Xhaviti, qëndron në spital… atje ku kujdeset për Valbonën e cila pas një aksidenti tragjik qëndron prej mëse 219 ditësh në koma.

“Jam Sheid Llukaj, 16 vjeç, në vitin e dytë të gjimnazit. Mami para 7 muajsh ka pësuar një aksident… në verë punoja në një fast food. Babi më merr, më tregoi se kishte pësuar aksident. Mami ishte tek urgjenca, nuk e dinim a ishte gjallë apo jo. 5 minuta në ditë, ndonjëherë, mund ta shihnim. Për gati tre muaj qëndroi e nga momenti në moment prisnim lajmin e keq. Shumë e vështirë ka qenë.

Babi ka qëndruar tek spitali duke i qëndruar për shërbim nënës. Fle në karrige edhe pse është vetë i sëmurë, por ia del çdo ditë të kujdeset për të. Ai është heroi jonë.”-rrëfen Sheidi, ndërsa lotët i rrjedhin në fytyrë.

E për t’i dalë në krahë të atit, Sheidi gatuan, lan e vesh vëllezërit. Për nënën tregon në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” se i lutet çdo ditë Zotit, që ajo të rikthehet.

 

Të ngjashme