Sport
Nëna e tifozit të Evertonit reagon pas kërkimfaljes së Ronaldos për incidentin me telefon
Demokracia
11:36 | 11 Prill 2022

Share:

Kërkimi i faljes së Cristiano Ronaldos për tifozin e ri të Evertonit është kritikuar nga nëna e tifozit, duke thënë se postimi në rrjetet sociale e “zemëroi” edhe më shumë.

Ronaldo kërkoi falje në Instagram pasi u përfshi në një incident pas humbjes shokuese 1-0 të Manchester United ndaj Everton të shtunën.

Rezultati në Goodison Park e zhgënjeu 37-vjeçarin, të cilit i ra nga dora telefoni i një fansi pas fishkëllimës së fundit, teksa zbriste për në dhomën e zhveshjes.

Duke folur pas shkëmbimit me tifozin e ri, ylli i Man United kërkoi falje për shpërthimin e tij dhe e ftoi atë të shikonte një ndeshje në “Old Trafford”, përcjell Demokracia.com.

“Asnjëherë nuk është e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç është ai me të cilin po përballemi”, ka shkruar ai në internet.

“Megjithatë, ne duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur. Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë mbështetës të shikojë një ndeshje në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive”.

Megjithatë, kërkimfalja e Ronaldos nuk i ka pëlqyer nënës së tifozit.

Sarah Kelly, nëna e 14-vjeçarit Jake, kritikoi faljen e superyllit dhe pretendoi se djali i saj nuk ka asnjë interes ta shohë atë përsëri.

Ajo tha për Telegraph Sport: “Kërkimi apo mungesa e faljes ishte ajo që më zemëroi edhe më shumë”./Demokracia.com/

Të ngjashme