Sport
Nëna e Ronaldos shpjegon gjithçka në lidhje me kalimin e Cristianos te Unitedi e jo te City
Demokracia
12:05 | 22 Shtator 2021

Share:

Cristiano Ronaldo, para se të kthehej në “Old Trafford”, dukej një hap larg shkuarjes te Manchester City.

Nëna e Ronaldos,  Dolores, në këtë drejtim, shpjegoi:

“Në televizion folën për Manchester City, por djali më tha: Mami, mos u shqetëso për atë që thonë, sepse unë do të shkoj te Manchester United. Unë i thashë që më pëlqente shumë me atë që bëri. Të shohësh stadiumin plot, me 75.000 njerëz, duke brohoritur emrin e tij ishte një emocion i madh”.

Te “Djajtë e Kuq”, ylli portugez mbërriti në një moshë shumë të re nga Sporting Lisbona, duke u bërë kampioni që të gjithë e vlerësojnë sot. Duke u kthyer në atë moment, 18 vite më parë, më 2003, Dolores zbulon: “Në fund të një ndeshjeje kundër Manchester United, ai më tha: Manchesteri është i interesuar për mua. Dhe unë isha mosbesuese: Çfarë thua? Kaq i ri? Cristiano m’u përgjigj: Mami, mos m’i prit krahët. Dhe ndodhi ashtu si deshi. Pa futboll, ai nuk ishte askushi. Ai do të ishte bërë murator”. /Demokracia.com

Të ngjashme