“E kanë goditur e as ndihmë nuk i kanë dhënë. Na ka lanë një vajzë 6 muajshe”.
Kadeti i Policisë, Flordian Shabaj në nëntor të vitit të kaluar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti.
Ndonëse Shabaj nuk kishte ndërruar jetë menjëherë pas goditjes, ai nuk ishte ndihmuar nga vozitësi dhe pasagjeri i kamionit që e kishte goditur. Ata ishin arratisur nga vendi i ngjarjes.
Në një rrëfim ekskluziv për Insajderin, prindërit e kadetit kanë rrëfyer momentin kur e kanë marrë lajmin se djali I tyre ka ndërruar jetë. Ata në lotë kanë folur gjithashtu edhe për jetën e tyre pas vdekjes së të birit.