Lajme
Nën kërcënimin e armës grabit një shumë parash, policia jep detaje
Demokracia
09:22 | 27 Maj 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë parash në një institucion mikrofinanciar.

Në raportin 24-orësht të policisë thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, përcjell Demorkacia.com.

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 26.05.2021-12:13. Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte ne vendin e saj te punës,  nën kërcënimin e armës,  një person i panjohur i kishte grabitur një shumë parash  dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e PK-së.

Më tej policia ka njoftuar se në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante dhe është kontaktuar Prokurori, po ashtu rasti është nën hetime./Demokracia.com/

Të ngjashme