Lajme
Negociatat u hapën, Varhelyi tregon sa kohë i duhet Shqipërisë për anëtarësim në BE
Demokracia
16:14 | 19 Korrik 2022

Share:

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi tha se sa më shpejt të ecë Shqipëria në rrugën drejt BE-së, aq më shpejt do të lëvizin institucionet evropiane për anëtarësimin e saj me të drejta të plota.

Për Euronews Albania, ai deklaroi se Komisioni Evropian do t’i bëjë propozimet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Parashikimi kohor, ky është një farë mënyre përtypje e zakonshme e gazetarisë. Nuk dua të fyej dikë, por ka një pyetje që ka kuptim dhe kjo është: Sa herë që Shqipëria është gati dhe sa herë që shohim që mund të ecim më shpejt, ne do të lëviznim më shpejt. Komisioni do t’i bëjë propozimet sa më shpejt që të jetë e mundur, që kjo të ndodhë. Sa më shpejt të mundemi”, tha ai.

Këtë të martë në Bruksel u zhvillua Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Të ngjashme