Nedim Bajrami ka shënuar golin e radhës për Empolin.
Futbollisti nga Tetova ka shënuar në minutën e 23-të, duke kaluar Empolin në avantazh në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Cittadelas, shkruan Demokracia.com.
21-vjeçari ka gjetur golin e tretë këtë edicion, duke qenë në një formë të mirë.
Bajrami pritet të jetë prurja më e re e Kombëtares së Shqipërisë për eliminatoret e Kupës së Botës, me trajnerin Edi Reja që e ka bindur personalisht lojtarin.
Duket se aktualisht problemi qëndron te Zvicra, me federatën e këtij vendi që nuk po I jep leje lojtarit.
Bajrami ka vendosur të luajë me Kombëtaren A të Shqipërisë, ndërsa ka qenë pjesë e moshave të Zvicrës. /Demokracia.com