Sport
Në Vushtrri mbahet turneu memorial
Demokracia
13:34 | 03 Shtator 2022

Share:

Këtë fundjavë në Vushtrri mbahet turneu tradicional kushtuar dëshmorit Jeton Tërstena – Tota. Në turne pos nikoqires KH Vushtrrisë paraqiten edhe Prishtina, Besa Famgas e Trepça.

Priten ndeshje interesante dhe hendboll i mirë.

Sot janë gjysmëfinalet, prej orës 15:00 e 17:00. Kurse të dielën prej orës 15:00 luhet takimi për vend të tretë derisa finalja është prej orës 17:00.

Jeton Tërstena – Tota kujtohet për veprën e madhe si ushtar i UÇK-së. Ai ka rënë heroikisht më 6 gusht 1998. Emrin e këtij ish-hendbollisti me krenari e mbanë palestra në Vushtrri.

Të ngjashme