Lajme
“Në villën e Radojiçiqit keni pi raki” | “O zemlak, shefin ta kanë gjete në kipek me BIA-në” – Eskalon debati në Komision
Demokracia
16:22 | 19 Qershor 2024

Share:

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj dhe deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, janë përplasur në Komisionin për Integrime Evropiane, derisa po raportonte zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi,.

Derisa deputeti Batusha i bëri thirrje opozitës që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, replikoi ashpër, duke i thënë që të “mos mbaj ligjërata”.

“Nuk jeni ju në pozitë me na mbajt ligjërata për votim të marrëveshjeve, ju se keni votu marrëveshjen e stabilizim-asoccimit”, tha Kadrijaj.

Batusha, iu kundërpërgjigj, duke i thënë se deputetë të AAK-së, kanë pirë, siç pretendojë ai “raki me terroristin Milan Radojçiq”.

Derisa, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kadrijajt.

“Zemlak, mos shpif, mos rrej”, tha Kadrijaj

“Mos ofendo, marre”, ia ktheu Batusha.

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024