Lajme
Në videon e re të LVV-së edhe vajza e Madeleine Albright, që partia e Kurtit e kërcënonte të mos vinte në Kosovë
Demokracia
21:57 | 18 Tetor 2022

Share:

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me publikim e videove për siç thotë, punët e kryera ne qeverisje.

Vetëvendosje ka publikuar videon e tretë me radhë. Këtë herë për energjinë.

Në fillim të kësaj videoje shihet edhe vajza e ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, të cilën dikur Vetëvendosje e kërcënonte, shkruan Demokracia.com.

VIDEO| Koha kur Kurti kërcënonte Albright: “Nëse vjen në Kosovë, do të ballafaqohem me të në rrugë”

Në videon e publikuar, LVV akuzon qeveritë e kaluara se janë pikërisht ata që e lanë sektorin e energjisë në terr dhe në gjendje të mjerueshme, pavarësisht faktit që e kishin përzënë edhe kompaninë amerikane Countour Global, e cila kishte përfunduar shumicën e procedurave për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Aty propagandohet për shumë të arritura në sektorin e energjisë dhe përmenden edhe grante investive e punë të kryera.

LVV-ja thotë se e kanë inauguruar Parkun e Erës në Selac, por që ky projekt kishte nisur qysh në kohën e Qeverisë Haradinaj, në dhjetorin e 2019, me investim të Qeverisë Gjermane.

Në këtë projekt, Qeveria e Gjermanisë ka investuar rreth 170 milionë euro, ndërsa kontributi i “Qeverisë Kurti” ishte vetëm “prerja e shiritit”, shkruan Demokracia.com.

Po ashtu, në video thuhet se nën qeverisjen e Vetëvendosjes ka ndodhur pavarësimi i rrjetit energjetik të Kosovës nga Serbia.

Procedurat kishin nisur në kohën e ish-kryeministrit Ramush Haradianaj, ndërsa marrëveshja ishte finalizuar në qeverinë “Kurti 1” .

Marrëveshja e re e kyçjes ishte finalizuar në qershor të 2021-s, në mes të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO).

Ndërsa, arritja e kësaj marrëveshje të re të kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, KOSTT dhe Republika e Kosovës fitojnë pavarësinë energjetike, për të cilën është punuar disa vite me radhë.

“Kemi pavarësuar rrjetin e energjisë nga Serbia dhe jemi lidhur me Shqipërinë… Kemi fituar projektin për energjinë për investim prej 236.7 eurove në sektorin e energjisë së ripërtrishme që është investimi më i madh inovativ në sektorin e energjisë në katër dekadat e fundit. Kemi inauguruar Parkun e Erës në Selac me 105 MGË e së shpejti nisin ankandet publike për projektet e reja”, është njëra nga fjalitë e LVV-së në videon e postuar së fundi.

Më tej në video prezantohen akuza ndaj ish-pushteteve dhe punët që nuk janë kryer sipas LVV-së.

“Ata që kanë filluar të fërkojnë duart për zhurmë në dimër është mirë të fërkojnë kokën për keqqeverisjen e tyre në këtë vend”, thuhet në video ndër tjera.

Kjo është videoja e radhës në të cilën Lëvizja Vetëvendosje i akuzon partitë që kanë qeverisur në të kaluarën për mospunë.

Këto video kanë ngjallur reagim të partive politike, por edhe të opinionit publik për propagandë dhe akuza të pabaza. /Demokracia.com/

Të ngjashme