Lajme
Në vetaksidentin në Fushë Kosovë u lënduan dy vëllezër
Demokracia
23:48 | 09 Shkurt 2022

Share:

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur minuta më parë në fshatin Miradi të Fushë Kosovës.

Klan Kosova jozyrtarisht merr vesh se dy vëllezër të rinj në moshë janë lënduar nga ky vetaksident, por se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Të njëjtit janë përcjell për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Të ngjashme