Lajme
Në Veri shfaqen posterë të Vuçiq, deklarohen nga Policia, hapet rast në Prokurori
Demokracia
12:14 | 30 Qershor 2024

Share:

Posterë me fotografi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe me mbishkrimin “Komandati suprem, po të presim”, janë vendosur në disa objekte në katër komunat veriore.

Rreth kësaj çështjeje, IndeksOnline ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë për atë rajon, Veton Elshani, ku ai konfirmojë rastin dhe tregojë se është hapur rasti ”Nxitje e Urrejtjes”.

‘’Në disa lokacione të 4 komunat e Veriut të Vendit janë shpërndarë pamflete me foton e Kryetarit të Serbisë.

Pas konsultimit me Prokurorin e shtetit është hap rasti Nxitje e Urrejtjes.

Nuk kemi të dyshimtë, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit’’, tha ai për IndeksOnline.

Të ngjashme