Lajme
Në vend të kritikave, Von der Leyen me plotë lëvdata për Serbinë – “është një nga vendet më të avancuar në rrugën evropiane”
Demokracia
15:28 | 31 Tetor 2023

Share:

Në një konferencë të shkurtër me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka pasur shumë lëvdata e aspak kritika për Qeverinë e Serbisë dhe shtetin serb, për të cilin tha se “është një nga vendet më të avancuar në rrugën evropiane”.

Ajo shtoi se “ne duam që Serbia t’i bashkohet unionit” dhe se “oferta është e bazuar në besim, është premtim për paqe dhe prosperitet dhe është shans i veçantë”.

Ajo u kumtoi serbëve se është e bindur se “do ta kapni këtë moment”.

“Ekonomia e Serbisë po ia del mirë, por duam akoma më shumë dhe të afrohet më shumë me BE-në”, shtoi ajo duke thënë se Bashkimi Evropian do që Serbia “ta bëjë hapin e radhës, përfshirë politiken e jashtme, sepse duam të mbështetemi në Serbinë si shtet aleat”.

Kur erdhi puna te ndërhyrja paraushtarake e trupave terroriste nga Serbia në Kosovë, ajo ngjarjet e 24 shtatorit hezitoi t’i quajë terroriste, duke thënë se ai ishte “një sulm i dhunshëm”.

Nuk kritikoi Serbinë për mënyrën se si e ka trajtuar këtë rast e as nuk provojë të bëjë ndërlidhje mes shteti serb e paramilitarëve që me armë të ushtr4isë serbe provuan të vendosin kontroll në Veriun e Kosovës.

Tha veç se “sulmi i dhunshëm i 24 shtatori është krejtësisht i papranueshëm”.

Gjithashtu, kërkoi që “sulmuesit duhet të sillen para drejtësisë”.

Në fund të fjalimit të saj, Von der Layen doli te nevoja e normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, prandaj pohoi se “është e rëndësishme që Serbia duhet ta pranojë statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kurse Kosova duhet ta themelojë këtë Asociacion”.

Bërë këtë, evropianja shtoi se edhe Serbia “duhet të fillojë me implementim të Marrëveshjeve të arritura”.

“Kjo është rruga e vetme përpara, është rruga më e mirë për të ndërtuar të ardhmen ku Serbia është pjesë e Bashkimit Evropian”.

Në fund të konferencës, fizikanes gjermane të transformuar në diplomate iu kërkua një sqarim shtesë për atë se çfarë nënkupton kur thotë se Serbia duhet të fillojë me zbatimin e Marrëveshjeve.

“Duhet të zbatohet Aneksi i Ohrit”, tha ajo, me një elaborim që vazhdoi duke konstatuar se “dokumentet (e Kosovës) të njihen nga Serbia dhe kjo shkon bashkë me themelimin e Asociacionit. Kjo do të shtrojë rrugën për normalizimin e raporteve”.

Në fjalitë e fundit të saj, përsëriti se “kjo është parakusht i domosdoshëm për shtegun drejt Evropës”.

Të ngjashme