Lajme
Në Ulqin e Beranë po mbahen zgjedhjet lokale
Demokracia
18:32 | 27 Mars 2022

Share:

Në Ulqin e Beranë të dielën qytetarët janë duke votuar për të zgjedhur kryetarin e ri.

Dalja në Ulqin ka qenë më e vogël krahasuar me vitin 2018. Deri në ora 15:00, 33.91 për qind të votuesve në Ulqin kanë votuar, apo 6914 votues në total, raporton Vijesti.

Në vitin 2018 kishin votuar rreth 35 për qind të votuesve deri në ora 15:00.

Ndërkohë në Beranë përqindja e daljes është më e lartë. Deri në ora 15:00 kanë votuar 44.75 për qind të qytetarëve me të drejtë vote.

Të ngjashme