Lajme
Në Ukrainë s’do të përsëritet kurrë “skenari finlandez”
Demokracia
12:15 | 28 Maj 2023

Share:

Pozicioni diplomatik i Finlandës ka qenë gjithmonë një shembull i një sistemi kompleks të bashkëjetesës midis Lindjes dhe Perëndimit në epokën e Luftës së Ftohtë.

Neutraliteti i saj, i cili në realitet nuk nënkuptonte indiferencë apo çmilitarizim, ishte një element thelbësor i gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë evropiane.

Dhe deri në stabilizimin e luftës në Ukrainë, e shndërruar në një luftë të vërtetë rrënimi, i ashtuquajturi “finlandizim” konsiderohej një formë e mundshme e marrëveshjes midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, ajo që duket e sigurt është se lufta në Ukrainë, me pranimin e vendit skandinav në NATO, ka ndryshuar rrënjësisht traditën strategjike të Helsinkit dhe ishte një zgjedhje, që vetëm pak para pushtimit rus të Ukrainës, dukej shumë e largët.

Pikërisht për shkak të mungesës së anëtarësimit në NATO, hipoteza e skenarit finlandez për Ukrainën ishte diskutuar që në fazën e parë të konfliktit.

Skenari finlandez, pse Ukraina nuk do të ketë fatin e vendit nordik

Megjithatë, ky krahasim midis dy realiteteve duket shumë i vështirë për disa arsye.

Sipas kreut të Kremlinit, Ukraina nuk ekzistonte si vend sepse është pjesë e Rusisë.

Së dyti, rëndësia e Kievit për Moskën nuk është e krahasueshme, kulturalisht dhe politikisht, me atë të Helsinkit.

Nga ana tjetër, Kievi jo vetëm që është ende në luftë, por duket krejtësisht kundër çdo hipoteze të një marrëveshjeje me Moskën, deri në atë pikë sa të ketë ndaluar çdo bisedë me Putinin apo arritjen e marrëveshjeve.

Lufta është ende shumë e gjallë dhe shumë e vështirë për t’u përcaktuar në konturet e saj për të sugjeruar një skenar paqeje sipas modelit ruso-finlandez.

Madje, më shumë se kurrë, e mundshme duket një luftë që nuk i gjendet fundi.

Të ngjashme