Lajme
Në Ukrainë gjendet një qytet që quhet Yarun sikurse lagjja Jarun Zagreb
Demokracia
13:40 | 11 Mars 2022

Share:

Në Jarun të Zagrebit mbrëmë diku pas orës 23:00, është rrëzuar një fluturake pa pilot prodhim i kohës së Bashkimit Sovjetik.

Pas rrëzimit të dronit u krijua një gropë e madhe në kryeqytetin kroat. E siç është bërë e ditur sot, bëhet fjalë për një dron prodhim rus, që në Zagreb arriti përmes hapësirës ajrore të Hungarisë, .

Ndërkohë është shfaqur një teori për një gabim teknik të mundshëm gjatë udhëtimit të kësaj fluturake, përcjell Telegrafi. Në rajonin Zhytomirsk të Ukrainës – pra mes Kievit dhe Lyviv, ekziston një vend që quhet Yarun.

Thuhet se fluturakja është programuar gabimisht dhe se është koduar gabimisht emri – kështu në vend se fluturakja të shkojë në Yarun të Ukrainës, ka përfunduar në Jarunin e Zagrebit.

Të ngjashme