Sport
Në Turqi e bëjnë të kryer transferimin e Muriqit te Galata
Demokracia
21:01 | 29 Qershor 2023

Share:

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është njëri prej dy lojtarëve që pritet të udhëtojnë drejt Stambollit javën e ardhshme. Kështu shkruan “cnnturk.com” të enjten. “Galatasaray po përgatitet të sjellë sulmuesin e ri pas festës së Bajramit. Ka pasur zhvillime pozitive në transferimin e dy sulmuesve.

Vedat Muriqi është në dy vendet e para në listën e Galtasarayt. Ka shumë mundësi që Muriqi të sillet në Stamboll javën e ardhshme”, shkruan portali turk.

Edhe mediume të tjera turke kanë raportuar për mundësinë që Muriqi t’i bashkohet Galatasarayt në javën e ardhshme.

Muriqi më herët ka luajtur për Fenerbahçen, rivalen e Galatasarayt. Muriqi 29-vjeçar është pjesë e Mallorcas, ndërsa me skuadrën spanjolle ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024