Lajme
Në tunelet e uzinës së Poliçanit u ndaluan 4 çekë, reagon Ministria e Mbrojtjes
Demokracia
14:25 | 21 Gusht 2022

Share:

Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën  e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar.

Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.

Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.

Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme (20 gusht), dy shtetas rusë dhe një ukrainas tentuan të futen në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh.

33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase u arrestuan nga autoritetet shqiptare.

Në momentin që njëri prej tyre tentoi të  futej në godinën ushtarake është përballur me ushtarët shqiptarë që ndodheshin aty. Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar ushtarakët Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, gjendja shëndetësore e të cilëve u përmirësua më pas. Ndërkohë dyshimet janë se tre të huajt  mund të jenë agjentë.

LEXO EDHE: 

Pas incidentit me rusët në Gramsh, arrestohen dy të huaj në uzinën e armëve në Poliçan

Të ngjashme