Stafi i aeroportit në Mauritius ka gjetur një djalë të porsalindur të braktisur në tualetin e avionit në koshin e plehrave.
Një 20-vjeçare nga Madagaskari, e dyshuar se ka lindur në fluturim, është arrestuar, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.
Avioni i Air Mauritius, i cili mbërriti nga Madagaskari, ateroi në Aeroportin Ndërkombëtar “Sir Seewoosagur Ramgoolam” më 1 janar.
Oficerët e aeroportit e bënë zbulimin kur kontrolluan avionin për një kontroll rutinë doganor.
Ata vunë re se kishte letër higjienike të lyer me gjak dhe e çuan foshnjën në një spital publik për trajtim.
Policia e aeroportit mori në pyetje edhe pasagjerët./Demokracia.com/