Lajme
Në tri komuna me shumicë serbe, dalja në zgjedhje mbi 60 për qind
Demokracia
17:22 | 14 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 15:00, në gjithë territorin e Kosovës kanë votuar 32.32 për qind apo 567.934 qytetarë me të drejtë vote.

Dalja më e madhe është shënuar në Komunën e Zubin Potokut, të Zveçanit dhe Leposaviqit me dalje mbi 60 për qind.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në një konferencë për media tha se procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht dhe se nuk ka raportime për incidente që mund të dëmtojnë procesin zgjedhor.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Daka ka bërë të ditur se në periudhën e njëjtë kohore, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, kishin votuar 29.28 për qind e qytetarëve me të drejtë vote apo 554.750 persona.

Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kanë 1.794.862 qytetarë.

Ata mund të votojnë në 888 qendra të votimit, që kanë 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës.

Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut.

Në këto zgjedhjet është thënë se do të votohet vetëm me dokumente të Kosovës. Po ashtu, KQZ-ja ka lejuar të votojnë qytetarët të cilët kanë letërnjoftim me afat të skaduar.

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024