Lajme
Në tremujorin e dytë të këtij viti, qeveria shpenzoi mbi 64 milionë euro më shumë se vitin e kaluar
Demokracia
23:02 | 01 Shtator 2023

Share:

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se në tremujorin e dytë të vitit 2023, të hyrat e përgjithshme të qeverisë janë rritur për afro 20 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Sipas ASK-së, të hyrat e përgjithshme të qeverisë në tremujorin e dytë të këtij viti ishin 654.4 milionë euro, krahasuar me ato të vitit 2022, të cilat ishin 635.2 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 75% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 21%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ndërsa përveç të hyrave, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, shpenzimet e qeverisë janë rritur për më tepër se 64 milionë euro.

Këtë vit, shpenzimet e qeverisë ishin 645.9 milionë euro, ndërsa shpenzimet në tremujorin e dytë të vitit 2022, shpenzimet e qeverisë ishin 581.7 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me 29%, kontributet sociale dhe përfitimet me 24%, konsumi i ndërmjetëm 16%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024
Lajme • 05 Maj 2024