ShowBiz
“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, Kiara me super-befasi për ditëlindjen e Luizit
Demokracia
09:51 | 12 Korrik 2023

Share:

Luizi dhe Kiara po vazhdojnë të shijojnë martesën e tyre.

Këngëtari sot po feston ditëlindjen e 38-të, shkruan lajmi.net.

Nuk ka munguar edhe një surprizë nga bashkëshortja e tij, Kiara Tito.

Luizi ka ndarë pamje në llogarinë e tij të Instagramit ku shihet një ambient romantik i dekoruar me trëndafila të kuq, qirinj dhe torte, që u përgatit për të nga Kiara

Në videon e publikuar nga këngëtari shihet edhe prezantuesja e veshur me një fustan të kuq teksa i këndon këngën e ditëlindjes.

“Faleminderit që ekziston”, ka shkruar Luizi në mbishkrimin e videos.

Ndërkohë edhe Kiara ka bërë një urim për Luizin përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit.

“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë! Urime ditëlindjen, ashtu siç e ke zemrën, e paç gjithë jetën”, ka shkruar Kiara në urimin e saj bashkangjitur me disa imazhe përkrah tij./Lajmi.net/

Të ngjashme