Futbollisti me origjinë shqiptare, Aleksandër Llambi humbi jetën sot tragjikisht në fushën e lojës, kur ra pa ndjenja në tokë.
Gazetari shqiptar në Athinë, Shpëtim Zinxhiria, ka zbuluar detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar, Aleksandër Llambi.
Përmes një postimi në Facebook, gazetari zbulon se futbollisti ra pandjenja në fushën e blertë në minutën e katërt të takimit dhe u deshën rreth 15 minuta që të mbërrinte autoambulanca.
Gjithashtu ai shton se në stadium ka qenë edhe nëna e futbollitstit, e cila përjetoi momente mjaft të rënda duke parë atë që i ndodhi të birit të saj.
“Ne stadium ndodhej edhe nëna e tij…Një tragjedi në familje shqiptare. Sot është ndarë nga jeta futbollisti shqiptar 21-vjeçar Aleksandër Lambi. Ish-futbollisti Apolon i Smirnit, por që luante huazim tek ekipi i kategorisë së 3-të greke IliupolI. Futbollisti ka humbur ndjenjat në minutën e 4-t të takimit. Loja ka filluar në mungesë të ambulancës dhe mjekëve. Ambulanca ka ardhur me 15 minuta vonesë në stadium, në një kohë kur për 20 minuta të ndjerit po i jepej ndihmë. Ne stadium ka qenë duke ndjekur ndeshjen edhe nëna e të ndjerit. U prehsh në paqe, qoftë i lehtë dheu për ty Aleksandër Lambi”, shkruan gazetari./Demokracia.com/