Lajme
Në Spitalin e Pejës ndërron jetë i burgosuri 68-vjeçar
Demokracia
12:00 | 05 Shkurt 2021

Share:

Në Spitalin Rajonal të Pejës sot ndërroi jetë një i burgosur nga Qendra Korrektuese e Dubravës.

Pas problemeve shendetësore, 68-vjeçari i burgosur në Qendrën Korrektuese në Dubravë ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Pejës, këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) përmes faqes zyrtare në rrjetin social, Facebook.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 09:50 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri F.F viti i lindjes 1953. Gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë vazhdimisht ka qenë me probleme shëndetësore të sistemit  kardiak dhe me aparat të mbajtjes së ritmit (peace maker), me sëmundje të sistemit urinar dhe në dializë për një kohë të gjatë”, thuhet në njoftimin e SHKK-së, përcjell Demokracia.com

Tutje thuhet se ai tërë kohën ka qenë i shtrirë në Stacionarin e Burgut dhe kohë pas kohe, sipas nevojës dhe rekomandimeve të specialistëve edhe në QKUK dhe në SP në Pejë.

“Nga data 05.01.2021 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është hospitalizuar në  Repartin Kirurgjik të Spitalit Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore./Demokracia.com

https://www.facebook.com/SherbimiKorrektuesiKosoves/posts/918435822265503

 

 

Të ngjashme