Lajme
Në Spitalin e Pejës kryhet një operacion i rrallë
Demokracia
13:22 | 19 Shtator 2023

Share:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është kryer një operacion i rrallë që zakonisht kryhet vetëm në spitale të njohura botërore.

Siç thuhet në njoftimin e Spitalit, kjo është bërë në kuadër të bashkëpunimit mes të Kirurgëve në Spitalin e Pejës, e në veçanti i Dr.Fazli Shala me Kirurgun nga Italia Dr. Alfonso Recoradare.

“Edhe kësaj radhe në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është kryer me sukses një intervenim kirurgjik shumë kompleks tek një paciente e re me karcinom ovariale metastatike.Intervenimi është kryer nga ekipi i përbërë nga Kirurg dhe Gjinekolog dhe atë: Dr. Alfonso Recoradare, Dr. Fazli Shala dhe Dr. Ramadan Daci”, njofton Spitali i Pejës përmes profilit të tyre në Facebook.

Të ngjashme