Lajme
Në Spitalin e Pejës 93 pacientë me COVID-19
Demokracia
09:06 | 06 Prill 2021

Share:

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 93 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit të spitalit, trajtim aktualisht janë duke marrë 93 pacientë prej tyre 70 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë, përcjell Demokracia.com.

“93 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në CPAP, 70 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se IKSHPK ka njoftuar se deri më tani numri total i rasteve pozitive është 94 mijë e 167 raste nga 447 mijë e 840 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 926 raste të vdekjes.

Ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar 512 raste pozitive, kurse numri i rasteve aktive deri më tani është 14 mijë e 284./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/spitalipeje/posts/3859910760753996

Të ngjashme