Lajme
Në Spitalin e Pejës 80 pacientë me COVID-19
Demokracia
10:39 | 29 Mars 2021

Share:

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 80 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit të spitalit të Pejës sa i përket gjendjes së pacientëve, një  prej tyre është në Respirator (CPAP), 52 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, përcjell Demokracia.com.

“80 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 pacientë është në Respirator (CPAP), 52 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se deri më sot në Kosovë janë 87 mijë e 981 raste pozitive nga 414 mijë e 902 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 840 raste të vdekjes, kurse numri i rasteve aktive është 13 mijë e 726./Demorkacia.com/

Të ngjashme