Lajme
Në Spitalin e Pejës, 11 pacientë në gjendje më të rëndë
Demokracia
09:37 | 15 Shkurt 2021

Share:

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 64 pacientë me Covid-19.

Sipas njoftimit katër pacientë janë në Respirator (CPAP), 48 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, shkruan Demokracia.com.

“Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 296 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 33 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Njoftimi i Spitalit të Pejës pa ndërhyrje:

64 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), 48 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 296 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 33 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

15 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 8 normale dhe 6 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 9 të gjinisë femërore.

450 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,506 analiza, ndërsa janë kryer 14 operacione./Demokracia.com.

Të ngjashme