Lajme
Në Spitalin e Mitrovicës i largohet një personi tumori 15 kilogramë
Demokracia
16:44 | 17 Shkurt 2021

Share:

Në Spitalin e Mitrovicës është kryer me sukses një operacion i rrallë.

Sipas njoftimit në repartin e Kirurgjisë të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, një ekip mjekësh ka operuar një pacient 65-vjeçar nga i cili kanë larguar një masë tumorale me peshë rreth 15 kg, shkruan Demokracia.com.

“Pacientit të moshës 65 vjeçare, mjekët ia kanë larguar një masë tumorale me peshë rreth 15 kg  në vendin e ngjitjes se zorrëve për muri te barkut. Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile, nën përcjellje të vazhdueshme të mjekëve”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Mitrovicës.

Njoftimi i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës pa ndërhyrje:

Në Repartin e Kirurgjisë të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, një ekip mjekësh, i përbërë nga kirurgë dhe gjinekologë, kanë kryer me sukses një operacion të rrallë.

Pacientit të moshes 65 vjeçare, mjekët ia kanë larguar një masë tumorale me peshë rreth 15 kg  në vendin e ngjitjes se zorreve per muri te barkut

Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile, nën përcjellje të vazhdueshme të mjekëve./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3569631233165109&id=1910358462425736

Të ngjashme