Sport
Në Spanjë e bëjnë zyrtare, Diego Simeone i jep fund aventurës me Atleticon e Madridit
Demokracia
14:29 | 10 Janar 2023

Share:

Atletico e Madridit duhet të nisë punën për të gjetur një trajner të ri, pasi duket se Diego Simeone është gati që të mbyllë aventurën e tij në kryeqytetin spanjoll.

Siç raportojnë mediat spanjolle, 52-vjeçari i ka kërkuar drejtuesve që të largohet në fund të sezonit pas plot 12 viteve në krye të skuadrës.

Gjatë kësaj periudhe, argjentinasi fitoi dy herë La Ligën, dy herë Europa Ligën, dy herë Superkupën e Evropës, një herë Kupën e Mbretit dhe një herë Superkupën e Spanjës.

Ai gjithashtu arriti dhe dy herë finalen e Ligës së Kampionëve, ku të dyja herët u mund nga rivalët e Realit të Madridit. /Demokracia.com

Të ngjashme