Lajme
Në sondazhin e fundit, veç PDK shënon rritje
Demokracia
23:04 | 14 Dhjetor 2022

Share:

Sonte janë publikuar gjetjet e sondazhit të fundit, i cili ka matur disponimin e qytetarëve të vendit për partitë politike. Rezultatet tregojnë se nga sondazhi i fundit i PIPOS në muajin shtator, vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme krahasuar me rezultatet e sondazhit më të ri.

Kur Instituti kishte pyetur qytetarët në shtator të këtij viti se cilën parti do ta votonin nëse do të mbaheshin zgjedhjet, 18.80% e tyre kishin deklaruar se vota e tyre do të shkonte për Partinë Demokratike të Kosovës.

Në sondazhin e fundit të PIPOS që është bërë publik sonte në Klan Kosova, më shumë qytetarë kanë deklaruar se do ta vonin PDK-në, me një përqindje prej 21.5.

Spas sondazhit, partia më e madhe, e cila udhëheq me Qeverinë, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar ulje të përkrahjes nga shtatori i këtij viti. Nga 37.10% sa ishin deklaruar pro VV-së, tani partia e kryeministrit Albin Kurti ka 35.5% të përkrahjes qytetare.

Përkrahja për LDK-në në anën tjetër, del të jetë e pandryshuar. 22.2% kishte në shtator, një përkrahje që e ka mbrojtur deri tani, por të cilën nuk e ka rritur.

Rënie ka shënuar edhe AAK nëse krahasohet sondazhi i shtatorit me të sontshmin. Nga 7.80% sa kishte marrë përkrahje në sondazh partia e Ramush Haradinajt, tani ka rënë në 6.6%.

Sipas rezultateve të shtatorit, si dhe rezultateve të sontshme të sondazheve të Institutit PIPOS, partitë tjera nuk do ta kalonin pragun e nevojshëm zgjedhor për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës. /GazetaExpress Sondazhi i PIPOS / Muaji shtator 2022

Të ngjashme