ShowBiz
Në shikim të parë duket se po argëtohej me muzikë, por Osman Azemi kënaqet duke parë fjalimin e Kurtit
Demokracia
11:47 | 30 Maj 2022

Share:

Humoristi Osman Azemi vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale, me publikimin e skeçeve të ndryshme solo.

Së fundmi, ai realizoi një video të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ku shihet në kuzhinë teksa dëgjon me ëndje atë që mun të duket si muzikë.

Por në fakt, me t’u afruar kamera, ajo tregon se aktori i humorit në fakt po e “argëton” veten duke parë një video të kryeministrit Albin Kurti.

Foto: Osman Azemi/Facebook

Bëhet fjalë për videon e kryeministrit, ku shihej duke folur mbi vizitën e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Djali i humoristit është ai i cili e thërret vazhdimisht babanë e tij, por ky i fundit me kufje në vesh refuzon të përgjigjet, deri në momentin që ai ia largon ato nga lap-topi.

Videoja në fjalë është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, me fansa të shumtë që kanë komentuar këtë skeç të humoristit, i cili pasqyron atë se si duken fansat e zjarrtë të kryeministrit të Kosovës.

Osmani përndryshe nga ky vit ka nisur një karrierë solo në komedi, duke pauzuar pas dy dekadash së bëri humor me grupin “Stupcat”.

Të ngjashme