Lajme
Në Serbi thonë se sonte Njësia Speciale e Kosovës tentoi të kryente aksion në Zveçan, nesër Petkoviq mban konferencë
Demokracia
22:57 | 23 Qershor 2023

Share:

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, nesër në orën 10 do të mbajë konferencë për media në Qeverinë e Serbisë lidhur me aksionin e policisë së Kosovës në Zveçan, mëson Tanjug, transmeton Demokracia.com.

Siç pritet, Petkoviq duhet të flasë për aksionin, që sipas tanjug, Policia e Kosovës e ka kryer sonte në Zveçan dhe “për veprimet që synojnë krijimin e alibisë për sulmet ndaj serbëve në veri të Kosovës”.

“Një numër i madh i pjesëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës kanë mbërritur sonte në Zveçan, ku, siç mëson Tanjug, kanë tentuar të kryejnë një operacion të ri për arrestimin e serbëve në këtë qytet, ndërsa një helikopter i KFOR-it ka zbritur në rajonin fqinj, në fshatin Zhitkovac”, raporton agjencia serbe e lajmeve.

Ky “aksion” ende nuk është konfirmuar nga autoritetet kosovare të sigurisë. /Demokracia.com/

Të ngjashme