Sport
Në Serbi tërbohen pasi tifozët e Vëllaznimit shfaqën mesazhin “Mitrovica është Shqipëri”
Demokracia
12:42 | 24 Tetor 2022

Share:

Tifogrupi i Vëllaznimit të Gjakovës “Kuqezinjtë e Jakovës” e kanë djegur flamurin serb para ndeshjes kampionale kundër Trepçës të dielën mbrëma, duke e shfaqur edhe një mesazh për Mitrovicën.

Grupi i tifozëve nga Gjakova kanë shfaqur mesazhin: “Të gatshëm për Veri, Mitrovica është Shqipëri”, shkruan Demokracia.com.

Në disa pamje të shpërndara në rrjetet sociale, shihet flamuri serb i përdhosur pasi u dogj.

Mediumi i madh serb “Telegraf.rs” e ka quajtur skandal mesazhin e tifozerisë gjakovare.

“Skandal në Kosovë: Në një ndeshje basketbolli është djegur flamuri i Serbisë bashkë me pankartën “Mitrovica është Shqipëri”, thuhet në titullin e artikullit të mediumit nacionalist serb, transmeton Demokracia.com.

Vëllaznimi në fund triumfoi 75:72 kundër Trepçës në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë./Demokracia.com/

Të ngjashme