Sport
Në “San Siro” sonte zhvillohet derbi i titullit në Serie A
Demokracia
10:07 | 21 Shkurt 2021

Share:

Një ndeshje e jashtëzakonshme pritet të luhet sonte në Serie A ku përballën rivalët Inter – Milan, shkruan Demokracia.com.

Pozita në tabelë, ku të dyja skuadrat kryesojnë, e bënë këtë derbi të zjarrtë i cili edhe mund të vendosë për titullin e kampioni, edhe pse deri në fund të kampionatit ka shumë ndeshej për t’u zhvilluar.

Ky është derbi numër 228 i “Madonninas” dhe çuditërisht do të zhvillohet në një orar jo të zakonshëm. Ai nis nga 15:00 dhe kush do të festojë mbetet të shihet por e sigurt është e lufta në fushë do të jetë e madhe.

“Zikaltrit” e Antonio Contes, tani kryesojnë me 50 pikë, një më tepër se Milani, që ka mbajtur vendin e parë thuajse që prej fillimit të sezonit.

Të kujtojmë se përveç kësaj ndeshje sot luhet edhe tri takime tjera në Serie A, dhe orarin e tyre mund ta gjeni më poshtë. /Demokracia.com

Të ngjashme