Kryendeshja e javës së 27-të në elitën e futbollit italian i ka takuar Napolit.
Në “San Siro”, Milani ishte nikoqir i Napolit sonte, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja në fjalë u mbyllë me rezultat 0:1 në favor të Napolit.
Matteo Politano e shënoi golin e fitores për Napolin në minutën e 49-të të ndeshjes.
Amir Rrahmani i mungoi sonte Napolit shkaku i lëndimit, kurse Elseid Hysaj luajti 90 minuta.
Ndryshe, me këtë fitore, Napoli ngritët në vendin e pestë me 50 pikë, kurse Milani mbetet në vendin e dytë me 56 sosh. /Demokracia.com