Twitter po prezanton një mënyrë për të raportuar postimet “mashtruese” për herë të parë.
Shumë nga rrjetet e mëdha të mediave sociale janë akuzuar se nuk kanë bërë sa duhet për të luftuar përhapjen e dezinformatave gjatë pandemisë Covid dhe fushatave elektorale në SHBA.
Funksioni i raportimit të Twitter nuk ka ofruar kurrë një opsion të qartë për postime të tilla.
U tha se tipari i ri ishte vetëm një provë dhe do të jetë i disponueshëm vetëm në disa vende për të filluar.
Opsioni “Është mashtruese” do të shfaqet tek disa persona në Australi, Korenë e Jugut dhe në SHBA, në mënyrë që të raportohen “tweets” keqinformuese. /Demokracia.com/