Lajme
Në QKUK kryhet një intervenim që nuk është bërë më parë – korrigjim i kafazit të kraharorit me Pectus Bar
Demokracia
14:26 | 10 Mars 2022

Share:

 Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Kirurgjisë është kryer një intervenim, i cili më herët nuk është bërë në Kosovë, korrigjimi i kafazit të kraharorit.

Në njoftim thuhet se qytetarët që kishin nevojë për këtë lloj operacioni, viteve të kaluara kanë kërkuar mjekim në shtetet e huaja, duke shpenzuar mijëra euro.

“Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është kryer një intervenim, i cili më herët nuk është bërë në Kosovë.

Bëhet fjalë për korrigjim të kafazit  të kraharorit me Pectus Bar (pjesë metalike e vendosur në pjesën e përparme të gjoksit).

Pa pasur zgjidhje tjetër, qytetarët që kishin nevojë për këtë lloj operacioni, viteve të kaluara kanë kërkuar mjekim në shtetet e huaja, duke shpenzuar mijëra euro”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme