Lajme
Në QKUK kryhen gati 2 mijë rezonanca magnetike për një muaj
Demokracia
14:43 | 14 Prill 2021

Share:

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë kryer 1 mijë e 236 rezonanca magnetike për një muaj.

Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHKUK), thuhet se Klinika e Radiologjisë ka shënuar shifra rekorde, duke realizuar 1 mijë e 236 Rezonanca Magnetike për një muaj, ndonëse Qendra Klinike Universitare e Kosovës po përballet me Pandeminë COVID-19, përcjell Demokracia.com.

“Në raportin e punës për muajin mars, stafi i klinikës ka kryer, gjithashtu, 10 mijë e 142 radiografi dhe 1707 procedura diagnostikuese përmes ultratingullit. Gjatë kësaj periudhe, në këtë klinikë janë realizuar edhe 2246 Tomografi të Kompjuterizuar dhe 87 Radiologji Intervente”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i SHSKUK-së, pa ndërhyrje:

QKUK: Për 1 muaj, 1236 Rezonanca Magnetike

Klinika e Radiologjisë ka shënuar shifra rekorde, duke realizuar 1 mijë e 236 Rezonanca Magnetike për një muaj, ndonëse Qendra Klinike Universitare e Kosovës po përballet me Pandeminë COVID-19.

Në raportin e punës për muajin mars, stafi i klinikës ka kryer, gjithashtu, 10 mijë e 142 radiografi dhe 1707 procedura diagnostikuese përmes ultratingullit.

Gjatë kësaj periudhe, në këtë klinikë janë realizuar edhe 2246 Tomografi të Kompjuterizuar dhe 87 Radiologji Intervente./Demokracia.com/

Të ngjashme