Lajme
Në qendrën e votimit në Serbovc të Zveçanit ende kutitë boshe
Demokracia
15:53 | 23 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Në qendrën e votimit në Serbovc të Zveçanit është nuk nuk ka ndonjë votues.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 1.000 qytetarë në katër komunat në veri të Kosovës.

Sipas të dhënave, dalja e përgjithshme në zgjedhje është 2.4 për qind apo 1.092 nga 45.095 qytetarë me të drejtë vote.

Zgjedhjet e parakohshme lokale mbahen në katër komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk merr pjesë në zgjedhje dhe u bëri thirrje qytetarëve serbë që ta bojkotojnë procesin. Thirrje të ngjashme bëri edhe Beogradi zyrtar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi kontejnerë nëpër rrugët kryesore në veri, që shërbejnë si qendra votimi. Policia e Kosovës tha se ka marrë të gjitha masat për një mjedis të sigurt gjatë procesit zgjedhor.

Të ngjashme