Lajme
U arrestuan gati të gjithë policët kufitarë në “Qafë Morinë” e “Qafë Prush”, zëvendësohen me të rinj
Demokracia
09:12 | 14 Mars 2022

Share:

Inspektorati i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale kanë arrestuar rreth 50 policë kufitarë të pikakalimet me Shqipërinë, “Qafë Morinë” dhe “Qafë Prush”.

Ata janë arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan Demokracia.com.

Aksioni ka ndodhur në përfundim të orarit të punës në mëngjesin e së hënës.

Për më shumë se gjysmë ore këto pika kanë qenë të mbyllura për qarkullim, derisa janë sjellë policë të tjerë në pika për t’i zëvendësuar të arrestuarit.

Demokracia.com mëson se në aksionin e madh që ka nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar pothuajse të gjithë policët kufitarë të ndërrimit në dy pikat kufitare që e lidhin Kosovën me Shqipërinë. /Demokracia.com/

Të ngjashme