ShowBiz
Në pritje të fëmijës së parë – Einxhel Shkira poston imazhet e ëmbla përkrah DJ Dagzit: Ne mbi re
Demokracia
15:55 | 09 Shtator 2022

Share:

Dy prej emrave më të përfolur në media rozë muajve të fundit kanë qenë padyshim çifti, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz.

Dyshja krijuan marrëdhënien romantike gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP dhe që nga atëherë kanë qenë të pandashëm.

Çifti tashmë kanë dërguar lidhje  e tyre në një nivel tjetër dhe pritet që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të parë.

Foto: Einxhel Shkira/Instagram

Lajmi që Einxhel është shtatzënë u konfirmua javë më parë dhe së fundmi ata kanë organizuar edhe një festë për zbulimin e gjinisë së fëmijës duke zbuluar se po presin një djalë.

Ndonëse në rrjete sociale u publikuan video dhe fotot të shumta nga dita e tyre e rëndësishme, Enxhel vetëm sot (e premte) ka publikuar fotosesion e parë.

Foto: Einxhel Shkira/Instagram

Moderatorja e njohur shihet e lumtur përkrah partnerit të saj Dagz teksa shihet e veshur e tëra në të bardha me të shkurta në pjesën e sipërme kombinuar me pantallona dhe një bluzë të gjatë të tejdukshme që ia zbulonte barkun e rrumbullakosur ndërsa i shtoi shije dukje me një palë çizme të gjata gri.

Në anën tjetër, DJ Dagz u kombinua me të dashurën e tij duke veshur një këmishë të bardhë, pantallona gri dhe atlete gjithashtu të bardha.

Foto: Einxhel Shkira/Instagram

“Ne mbi re”, ka shkruar Einxhel në mbishkrimin e imazheve që u pasuan me komente të shumta nga ana e fansave.

Kujtojmë që Einxhel ishte njëra nga finalistet e shtëpisë së famshme të BBV dhe ndër banoret më të përfolura, ndërkohë Dagz ishte gjithashtu ndër më të preferuarit nga publiku

Të ngjashme