Sport
Nën masa të rrepta anti-Covid në Prishtinë zbresin kombëtaret e Sllovenisë, Islandës e Luksemburgut
Demokracia
17:29 | 15 Shkurt 2021

Share:

Përfaqësueset e Grupit B të cilat kanë zbarkuar në Prishtinë për ndeshjet e mbetura kanë filluar stërvitjet e para në pasditen e sotme, shkruan Demokracia.com.

“Si pjesë e protokollit anti-Covid 19 dhe për rrjedhje sa më të sigurt të procesit, FBK ka gjetur përkrahje nga Worksense për regjistrimin e hyrjeve/daljeve të pjesëmarrësve përmes aplikacionit të tyre. Të gjithë anëtarët e stafit që do të hyjnë dhe dalin nga Hoteli “Four Points by Sheraton Prishtina City” do të regjistrohen.

Nga 15 deri më 20 shkurt, Prishtina (përveç Kosovës) do të mirëpresë edhe Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun, në Dritaren e Tretë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Masat anti-Covid duken shumë të rrepta dhe apo do të zbatohen në përpikëri nga të gjithë pjesëmarrësit në gara. /Demokracia.com

Të ngjashme